Inter-Juventus hyn në histori pa u luajtur ende

Të shtunën në mbrëmje luhet Inter-Juve, sfida e vetme me interes dhe rëndësi në garën për titull ndër kampionatet e mëdhenj, sepse në Spanjë, Gjermani, Angli e Francë gjithçka ka marrë fund prej kohësh.

Juve u mund bujshëm nga Napoli javën e shkuar dhe tashmë çdo gabim i kushtin titullin, duke parë kalendarin e dy rivalëve.

Interi është prova e parë e madhe për Juventusin, sepse zikaltërit luftojnë për vendin e katërt, janë në formë dhe mbi të gjitha e urrejnë Juven, armikun e përjetshëm, që u ka borxh një titull për penalltinë e famshme të Ronaldos dy dekada më parë.

Për këtë arsye, nuk është një ndeshje e zakonshme dhe tifozët e Interit e presin si finalen e Champions League, ku fitorja do të festohet pa fund.

Që tani shifra rekord: 78.328 bileta të shitura, asnjë vend bosh në San Siro, mbi 5 milionë euro arkëtime, rekord absolut për futbollin italian, shkruan Interi në faqen e vet në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online