Slaven Belupo po nis të shijojë qëndrimin në grupin e kreut në kampionatin kroat, sepse fitoi edhe mbrëmë, 2-1 ndaj Cibalias së Vinkovcit.
Formacioni fitues nuk preket dhe Bruno Telushi ishte si zakonisht titullar në mesfushë. Vrap e presing konstant, ndeshja e zakonshme nga Telushi, që ka befasuar kroatët dhe po rezulton goditja e madhe në merkato.
E nisi nga stoli Pero Pejiç, por duke parë se goli nuk po dukej, ish-ylli i Superiores u fut pas pushimit.
Shënoi Cibalia e para, por dominimi i Slavenit ishte i madh dhe prodhoi dy gola, në minutat 70 e 78, i dyti autogol.
Nëntë pikë në 4 ndeshje, gjithçka perfekte për Slavenin, por tani vjen malorja: dy transferta rresht, ndaj Hajdukut në Split dhe Dinamos në Zagreb.