Telashet nuk kanë të sosur për Eros Grezdën, sulmuesi shqiptar mbyll vitin me Osijekun

Telashet nuk kanë të sosur për Eros Grezdën, Atëherë kur dukej se gjithçka ishte hedhur pas dhe karriera e tij do të merrte për mirë vjen një tjetër problem që pritet ta lërë jashtë fushe për një kohë të gjatë. Sulmuesit shqiptar i duhet t’i nënshtrohet një tjetër operacioni në këmbën e tij të majtë, të cilën e ksihte operuar më parë në fillim të muajit qershor.

Megjithatë një kartilagj i këputur ka bërë që dhimbjet ta shoqërojnë gjatë seancave stërvitore me klubin. Në këto kushte rruga e vetme ka qenë ndërhyrja kirirgjikale. Grezda ka kryer operacionin ditën e sotme, ndërsa me shumë mundësi ky vit do të jetë i mbyllur për të me Osijekun. Koha e rikthimit të tij sërish nën urdhërat e trajnerit pritet të jetë në gjysmën e dytë të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *