“Të zgjojnë Zotat e Luftës”, kthehen dy legjenda për t’u përballur në arenën e boksit

Mike Tyson do të rikthehet pas 15 viteve në arenën e boksit, ku do të përballet me një legjendë tjetër si Roy Jones. Kjo ndeshje do të jetë një “miqësore”, megjithatë të dy kundërshtarët do të fitojnë të paktën 10 milionë dollarë secili. Në moshën 55 vjeçare, Tyson bëri atë që nuk do ta bënte askush, të rikthehej në arenën e luftimit.

Shumë tifozë radikalë të këtij sporti janë mjaft dyshues nëse Mike do të jetë përsëri në formën e duhur dhe disa të tjerë kanë deklaruar se ky është një veprim mjaft i gabuar për legjendën absolute. Por amerikani ka vendosur t’i hedhë poshtë këto dyshime duke pohuar se është në gjendje mjaft të mirë fizike dhe emocionale.

” Kjo është ajo që unë dua të bëj. Ndonjëherë “Zotat e luftës” të rizgjojnë dhe të thonë: -Duhet të bësh më shumë. Nuk do ta bëja mos të isha i përgatitur. Që ta dini unë stërvitem me boksiera për ta parë nëse mund ta bëj këtë dhe po mund ta bëj. Aftësitë e mia janë mjaft të mira për t’i përballuar 8 raunde. Mezi po e pres këtë ndeshje!”- u shpreh Tyson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online