“Të vijnë me makinat e prindërve dhe pa dhomat e zhveshjeve”, Migen Memelli për lojtarët e akademisë: Tirana po zien si dikur

Nga Klaudio Ndreca

Në mesin e diskutimeve për mënyrën sesi do të veprohet për vazhdimin e futbollit në Shqipëri, ka folur edhe Migen Memelli. Gjatë një interviste për “Fan Zone” është shprehur se ka zgjidhje që të vazhdohet edhe kampionati i të rinjëve dhe për lojtarët e akademisë. Këta të fundit mund të vijnë me makinat e prindërve të tyre dhe me rrobat gati pa qenë e nevojshme që të shkojnë në dhomat e zhveshjeve për të bërë grumbullime.

“Tirana po zien në rrugët e saj si dikur para karantinës. Nuk ka arsye se përse të mos kthehet normaliteti, numri i infektimeve është duke rënë dita-ditës. Nuk janë kushtet që lojtarët të vijnë me nga 3 autobuzë për ndeshje. Por ka zgjidhje alternative që mund të japim këtu edhe për futbollin e moshave. Përshembull lojtarët le të vijnë me makinat e prindërve të tyre. Pastaj duke parë se temperatura është rritur shumë, mund të vijnë edhe me rrobat gati. Pra të mos ndërrohen në dhomat e zhveshjeve dhe në këtë mënyrë evitojmë grumbullimet”, u shpreh Memelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online