U përfol si i prekur me Covid-19, reagon ish-futbollisti shqiptar: Më lajmëroi nëna e trembur, në Shqipëri bëjnë si duan

Ish-futbollisti shqiptar, Skerdilaid Curri u përfol së fundi në media se kishte rënë pre e pandemisë Covid-19. Tashmë i tërhequr nga futbolli dhe jeton në Gjermani, aty ku luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Por lajmin se është i infektuar me Koronavirus e hedh poshtë menjëherë vetë Curri, i cili në një prononcim për “Telesport” tregon se këto janë vetëm fjalë të shpikura nga media, pasi vetë gëzon shëndet të plotë. Madje shprehet se është njoftuar nga nëna e tij mbi këtë gjë, duke e shqetësuar jo pak këtë të fundit.

“Më lajmëroi nëna ime. Ishte e trembur. Jam si molla dhe ky lajm është totalisht gënjeshtër. Nuk e di kush e ka nxjerrë. Nuk kam pasur asnjë problem me shëndetin. Jam pa grip dhe viruse si dhe nuk kam bërë asnjë testim. Nejse, në Shqipëri bëjnë si të duan, nuk është risi. Trembin njerëzit”, ka thënë Curri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online