Derbi në pandemi/ Duan të evitojnë Lacion si kampion, tifozët e Romës revoltohen: Mbylleni Serinë A tani…

Nga Klaudio Ndreca

Derbi në kohë pandemie ka edhe në Itali, ku Lacio dhe Roma është një nga përplasjet më të zjarrta në Europë. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka ndërruar rolet me ekipin tjetër të kryeqytetit, pasi ndryshe nga vitet e fundit, ndodhen në vendin e dytë dhe me shpresa të mëdha për fituar Skudeton.

Vetëm një pikë e ndan nga Juventusi dhe për këtë arsye mbyllja e kampionatit në tavolinë e tremb shumë presidentin e Lacios, Lotiton. Ky i fundit së bashku me Taren kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të stërvitjes, që ndeshjet dhe sezoni të mbyllet në fushën e lojës.

Nga ana tjetër “Curva Sud” e Romës është revoltuar dhe ka dalë me pankarta në rrugë. Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të sezonit, ku kuptohet qartë se nuk duan të shohin rivalët e tyre teksa luftojnë për titullin kampion apo edhe më e keqja, nëse e fitojnë atë.

“Italia është në emergjencë totale, ky kampionat duhet të ndalet. Ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për interesat tuaja, futbolli nuk i kthen vdekjet. Ky është mentaliteti ynë, futbolli mbaron këtu. Ka nga ata që vdesin dhe ka nga ata që fitojnë para, mbylleni Serinë A”, kanë qenë mesazhet e shpërndara prej tyre. Por sa do të mbanin këtë qendrim nëse Roma nuk do të zhgënjente në këtë sezon? Kjo ngre pikëpyetje të mëdha… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online