Të vërtetat e Kotobellit: Problemet e Partizanit dhe ndikimi i Ilir Dajës

Pas shumë problemeve dhe përplasjeve me ekipin e Partizanit, mbrojtësi i krahut të majtë, Blerim Kotobelli, i dha drejtim karrierës së tij dhe shkoi te skuadra e Flamurtarit. Ai tregon arsyet se pse zgjodhi bregdetarët dhe se çfarë pritshmërish ka me skuadrën kuqezi. Në një instervistë për “Sport Ekspres” flet për të kaluarën, të tashmen, por dhe të ardhmen.

Pse zgjodhe ekipin e Flamurtari?
Zgjodha Flamurtarin, pasi më pëlqen projekti i klubit dhe ambiciet e larta që ka. Trajneri Ilir Daja është një tjetër argument, pasi dihet se çfarë tekniku i mirë është ai. Ishte një arsye më shumë për të shkuar në Vlorë.
Çfarë ambiciesh ke te Flamurtari? Mendoni se mund të arrini titullin kampion?
Shpresoj të bëj një kampionat pozitiv dhe të jap më të mirën time. Pjesëmarrja në Kupat e Europës është qëllimi primar, por nëse do të fitonim titullin kampion do të ishte fantastike.
Kush do të jetë rivali më i ashpër në kampionat për ekipin tuaj?
Mendoj se do të jenë Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu.
Pate probleme me Partizanin në momentin që u largove, si u zgjidh çështja e gjobës?
Nuk dua të flas tani për këtë pjesë.
A jeni penduar që zgjodhët Partizanin pas largimit nga Teuta?
Jo, nuk jam penduar. Kam kaluar kohë shumë të mira tek ekipi i “demave”, por ishte momenti i tillë që gjërat nuk funksionuan si duhet.
Batha, Fejzullahi, Ramadani janë larguar duke thënë se problemi qëndronte te menaxhimi. I qëndroni dhe ju kësaj ideje?
Sigurisht që po. Gjërat nuk funksionuan që në fillim, pasi menaxhimi ishte shumë i keq. Ne dhe mund të qëndronim, por nuk na pëlqyen kushtet e ofruara nga klubi.
Pse nuk rinovuat?
Kërkova të njëjtat kushte që kisha në kontratë, por klubi i kuq nuk pranoi. U largova.
Në lidhje me minutazhin e pakët, mendoni se kanë gisht trajnerët, apo janë urdhra nga lart?
Nuk dua të akuzoj, apo të përmend emra. Aty e dinë të gjithë të vërtetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online