Gega tregon ku ka nevojë për ndërhyrje: E dimë se çfarë duhet të bëjmë!

Nuk ka dalë aspak i zhgënjyer trajneri Skënder Gega nga eliminimi i Partizanit me rezultatin e përgjithshëm 3-0 kundër Mariborit. Diferencat e skuadrave janë të frikshme, prandaj nuk ka si të ndodhë ndryshe. Skuadra e kuqe u përpoq të bënte mirë, por nuk ia doli mbanë. Këtë gjë tregon dhe numri një i stolit në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“E deklarova që në fillim që do të ishte shumë e vështirë për ne, kishim përballë një skuadër mjaft të mirë.Ne kemi punuar shumë përgjatë kësaj periudhe, por e dinim që nuk do të ishte e lehtë pas rezultatit që rregjistruam në takimin e parë. Kemi akoma shumë punë për të bërë me skuadrën. Jam shumë optimist për të ardhmen e këtij ekipi. Ndjehem shumë krenar për lojtarët e mi. Do të dëshiroja që t’i bënim edhe të tjerët krenarë, por ky është futbolli. Ndeshja e parë me të dytën mendoj se ishin të ndryshme.

“Ne kemi ndjekur disa ndeshje të Maribor nga sezoni i kaluar dhe në shtepi është një ekip që luan mjaft mirë. U përpoqëm të mbyllnim hapësirat mbrapa. Mendoj se ky nuk ishte rezultati i drejtë për atë që ne dhuruam edhe pse Maribor e meritoi në fund. Ne besuam deri në fund se mund të arrinim një rezultat pozitiv. Shpresat nuk i humbëm përgjatë gjithë 90 minutave. Pas pjesës së parë gjithçka u vështirësua edhe më shumë si rezultat edhe i takimit të parë, por megjithatë ne u përpoqëm luftuam deri në fund me shpirt.

“Dy rastet e goditjes së traversës ishin tregues që nuk pajtoheshim me rezultatin. Sigurisht bëmë disa gabime dhe tashmë do të na duhet t’i përmirësojmë që në të ardhmen të mos i shfaqim më. Jam shume i surprizuar që i gjithë stadiumi në fund duartrokiti për lojën e ekipit, me këtë rast falënderojmë Maribor për mikpritjen dhe suksese në aventurën e tyre, ky është mesazhi “Fair Play” që futbolli trasmeton.
Keni tifoze entuziastë mendoni që ata janë zhgënjyer pas këtij eliminimi?
Aspak, tifozët tanë janë të mrekullueshëm ata e mbështesin kudo skuadrën. Prezenca e tyre na dha forca dhe energji për t’u paraqitur sa më mirë. Ne i dimë problemet tona, e dimë ku mund të shkoj kjo skuadër. Përballë kishim Mariborin një skuadër aspak e lehtë. Tashmë kemi një muaj kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Këto dy përballje ishin një test shumë i madh për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online