Te Valencia i frikësohen rënies, dëmtohet blerja rekord

Valencia i tejkaloi të gjitha pritshmëritë sezonin e kaluar, teksa e mbylli kampionatin në vendin e katër të renditjes. Gjithçka u realizua me shpenzime minimale dhe disa huazime të zgjuara si Kondogbia dhe Guedesh.

Sezoni i ri po rezulton krejt ndryshe. Mbas 16 javësh kampionat skuadra valenciane renditet në vendin e 14, e gjitha kjo falë një ecurie negative prej 10 barazimes, 3 humbjesh e vetëm 3 fitoresh.

Situata është bërë akoma më alarmante, pasi trajneri Marselinjo nuk do të ketë në dispozicion për më shumë se dy muaj yllin portugez Gonçao Guedesh, i cili i është nënshtruar një operacioni për shkak të pupalgjisë në muskujt e barkut.

Gonçalo Guedesh

Futbollisti 22-vjeçar u ble përfundimisht nga PSG-ja gjatë merkatos së verës për shumën e 40 milionë eurove. Një rekord ky në historinë e klubit spanjoll. Por, këtë sezon forma e tij ka pësuar një rënie të frikshme, pasi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës pas 10 aktivizimesh.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online