Të njëjtin krahasim si Reja për Gjimshitin, ish-futbollisti italian: Milan fitoi me cigare në gojë, po Kalabria…

0

Të njëjtin krahasim që e dëgjuam nga ana e trajnerit Reja për Berat Gjimshitin disa ditë më parë në “Pressing”, vjen nga ana e ish-futbollistit italian, Jeda. Ky i fundit që ka luajtur më herët në shumë ekipe italiane ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb”. Kur flitet për ndeshjen mes Cagliarit dhe Milanit e mbyllur në shifrat 0-2, gjithçka përshkruhet në pak fjalë: “Fituan me cigare në gojë”.

Gjithashtu Jeda ka folur edhe për transformimin e disa lojtarëve pas ardhjes së Piolit. Një prej tyre është edhe Kalabria që e ka rritur dukshëm nivelin e tij. “Di Francesko është një trajner shumë i mirë dhe i aftë, por pas aventurës me Romën, duket se diçka ka ndodhur. Por dje pashë një Milan që fitonte me cigare në gojë. Kalabria me Piolin është bërë fenomen, më parë ishte të vendosje duart në kokë. Madje ne pyesnim shpeshherë se çfarë kërkonte në Milano”, ka thënë Jeda. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.