Goditi kundërshtarin me shuplakë, Disiplina tregohet zemërgjerë me Lionel Mesin

Lionel Mesi u bë protagonist për një gjest aspak të hijshëm në finalen e Superkuës së Spanjës. “Pleshti” si asnjëherë më parë në karrierën e tij te Barcelona lë fushën në minutën e 120, pak sekonda para se skuadrat t’i drejtoheshin penalltive. Një shuplakë në fytyrën e kundërshtarit nuk u tolerua aspak nga arbitri Manzano.

Megjithatë më zemërgjerë është treguar Komisioni i Disiplinës së Spanjës, që ka dhënë sot verdiktin përfundimtar për yllin argjentinas. Ky i fundit do të dënohet me vetëm 2 ndeshje pezullim për gjestin e tij, ndërsa veprime të tilla mund të shkojnë edhe në më e pakta 4 takime dënim. Por Manzano nuk kishte shënuar në raportin e tij arsyen e agresionit, detaj ky që e ka shpëtuar Mesin nga një pezullim më i madh. Megjithatë në Barcelonë nuk bien dakort të mos kenë në dispozicion 6 herë fituesin e Topit të Artë, duke apeluar vendimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online