“Milani? Cilësi është edhe të fitosh penallti”, Gasperini thumbon kuqezinjtë: Fitohen edhe kështu ndeshjet

Milani udhëheq kampionatin italian, duke qenë befasia e këtij sezoni. Megjithatë shumë janë ata që kanë akuzuar kuqezinjtë për penalltitë e marra në favor të tyre, teksa deri më tani janë numëruar plot 12 të tilla. “Një ndeshje mund të fitohet edhe kështu”, i këtij mendimi është Xhanpiero Gasperini, i pyetur për këtë çështjë në konferencën për shtyp përpara takimit me Udinezen.

Trajneri i Atalantës bën humor dhe thekson se edhe penalltitë duan aftësi për tu fituar, duke thumbuar kundërshtarët e Milanit. Më tej shton faktin se në favor të skuadrës së tij nuk janë dhuruar mjaftueshëm 11 metërsha.

“12 penalltitë për Milanin? Një çështje aftësie për t’u futur në zonë, kjo është gjithashtu një cilësi (qesh). Numri i penalltive bën ndryshimin, ne nuk jemi ndër më të vlerësuarit. Të dielën e kaluar na mungonte ajo copëz e cilësisë, mbase një episod. Një rishikim i tij ishte mjaft i kumbues. Ai moment iku tashmë, por ndeshjet fitohen edhe në këtë mënyrë”, ka deklaruar Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online