Të njëjtën vlerë me trajnerin kampion nëse e shpëton Skënderbeun, Memelli që kthehu shpresën në Korçë

Në momentin që Migen Memelli u zyrtarizua te Skënderbeu, pakkush do të vendoste bastin se korçarët do të shpëtonin në këtë sezon. Të ndodhur në vendin e fundit dhe të kthyer në “thes boksi” për kundërshtarët, ekipi që bëri historinë në futbollin shqiptar po përjetonte dramën e vërtetë.

Memelli do të debutonte ndaj Tiranës në atë humbje në shifrat 2-0 dhe fillimisht u kërkua pak kohë sa ekipi të merrte mentalitetin e trajnerit të ri. Disa humbje erdhën për të mbërritur te shkëndija e vërtetë në atë fitore surprizuese ndaj Partizanit në kryeqytet. Të kuqtë lëshuan shumë pe në këtë 90 minutësh, por kjo nuk mund t’i interesonte kurrsesi korçarëve që morën tre pikët që rivalët e tjerë për mbijetesë nuk mund t’i arrinin dhe për më tepër fituan besimin për të kuptuar forcën e tyre.

“Nëse mundim ekipin që kërkon titullin kampion, atëherë nuk na ndal dot askush”. E parë në këtë kënvdështrim Migen Memelli bëri punë fantastike në aspektin e motivimit të lojtarëve si një trajner modern. Kur ekipi humbiste, gjithë përgjegjësia merrej mbi shpatullat e tij. Kritika të thëna hapur dhe vendosje me shpatulla pas murit në media për lojtarë të caktuar do të ishte si “vetëvrasje” për klimën e tensionuar.

Për të vazhduar që nga koha e mundjes së Partizanit, Skënderbeu ka luajtur 7 ndeshje dhe ka marrë 3 fitore dhe 1 barazim, duke bërë më mirë edhe se Laçi që ka tjetër diskutim. Pa harruar edhe finalen e Kupës së Shqipërisë që u sigurua nga Skënderbeu pavarësisht problematikave të jashtëzakonshme në këtë sezon. Këto janë tregues të qartë të punës së Memellit dhe filozofisë së tij. Nëse një skuadër është e bashkuar dhe trajneri shkrihet me të, atëherë arrihet lartë. Me siguri që nëse Migen Memelli e shpëton Skënderbeun nga rënia në Kategorinë e Parë do të kishte të njëjtën meritë me teknikun që do të fitojë titullin kampion. Por sido që të shkojë historia, të paktën në Korçë u kthye shpresa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online