Renditja e Superiores/ U përfol se do të ishte Kastrioti, i vetmi ekip që është “jashtë loje” në Shqipëri

Kampionati shqiptar është bërë shumë konkurrues dhe i fortë në këtë sezon dhe me siguri që nëse do të lejoheshin tifozët do të kishim rekordin e pjesëmarrjes së tyre. Kjo pasi asnjë ekip nuk luan thjeshtë për të mbyllur 90 minutat e radhës në këto javë të fundit.

Nga 10 ekipe që gjenden në Superiore, 9 prej tyre i kërkojnë pikët në mënyrë jetike. Teuta, Partizani, Vllaznia, Laci dhe Tirana janë në luftën e titullit kampion. Nga krahu tjetër Kastrioti, Bylisi dhe Skënderbeu janë në luftën e mbijetesës.

Madje as Apolonia nuk ka ndërmend që të dorëzohet teksa pas fitores së fundit ndaj Kastriotit kërkon që të kapet pas asaj përqindje që e shpëton nga rënia, sado e vogël që të jetë. Vetëm një skuadër është tërësisht jashtë çdo objektivi dhe qëllimi të mundshëm dhe çuditërisht bëhet fjalë për Kukësin.

Verilindorët bënë merkaton e goditur duke afruar emra cilësorë për të fituar titullin kampion, por tashmë janë të vetëm në pozicionin që quhet mesi i artë dhe në vendin ku supozohej se do të gjendej Kastrioti. Kjo është periudha më e errët për verilindorët që nga koha e ngjitjes së tyre në Superiore, ndërsa vetë largimi i papritur i Skënder Gegës paralajmëroi një futurnë të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online