Te Kukësi e presin, zbulohet destinacioni i mundshëm i Kalesë

E kërkon Kukësi, por duket se për Elton Kale do të ketë zhvillime të reja. Sulmuesi 30-vjeçar ka probleme me klubin verilindor, që pretendon se braziliani është nën kontratë. Nga ana tjetër vetë lojtari e ka thënë hapur se është një lojtar i lirë, madje duke akuzuar për falsifikim të kontratës.

Interes për shërbimet e 30-vjeçarit së fundmi ka shfaqur Flamurtari. Klubi kuqezi kërkon medoemos ta ketë në përbërjen e tij raporton “Supersport”. E vetmja gjë që pengon arritjen e akordit mes Kale dhe klubit vlonjat është paga e lartë që futbollisti kërkon. Megjithatë, duket se do të arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

Kujtojmë se Flamurtari këtë merkato ka afruar lojtarë si Batha e Kotobelli, ndërkohë që transferimi i brazilianit do ta fuqizonte më shumë skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Elton Kale ka fituar kampionatin me Kukësin, duke qenë dhe lojtar vendimtar në ekip. Më parë ai është aktivizuar dhe me ekipe të tjera në Portugali, Greqi e Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *