Ditë e re, gafë e re për fatkeqin Karius

0

Loris Karius është kthyer tashmë në shënjestrën e ironisë në ueb, pasi që pas finales së humbur nga Liverpuli në Champions League, portieri gjerman është nën vëzhgim dhe për fat të keq vazhdon të bëjë gabime trashanike.

Edhe në miqësoren e djeshme kundër Dortmundit portieri i Liverpulit bëri një gabim foshnjarak, kur doli nga zona për të larguar një top, por ia dhuroi një kundërshtari në mesfushë, por Filip nuk përfitoi, sepse goditi jashtë.

Edhe në fundin e takimit, në shtesë, Karius nuk arriti të ndalte si duhej një gjuajtje nga Pulisiç dhe aty erdhi goli i tretë. Natyrisht, presioni mbi gjermanin është i madh, sepse tashmë Alison do të jetë titullari dhe deri në fund të gushtit Liverpuli do të mundohet ta shesë portierin e kthyer në objekt talljesh e ofendimesh.

Pas ndeshjes Karius postoi në Instagram një mesazh ku zbrazte dufin: “Për ata që gëzohen kur shohin të tjerët të dështojnë dhe të vuajnë, më vjen keq për ju. Çfarëdo që po ndodh në jetët tuaja që të keni kaq shumë zemërim e urrejtje, lutem që të kalojë dhe gjëra të mira të keni në të ardhmen tuaj”. Edhe Salah në Twitter postoi një mesazh inkurajimi për portierin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.