Shumë trajnerë te Interi vitet e fundit kanë dështuar të jenë të suksesshëm. Që nga koha kur Murinjo u largua nga zikaltërit, trajnerët kanë vuajtur që t’i japin trofe skuadrës nga Milano. Një nga trajnerët që nuk la aspak gjurmë, ishte Frank De Bur. Aventura e holandezit te zikaltërit zgjati vetëm tre muaj, për t’u shkarkuar më pas. Tani, De Bur drejton Atlanta Junajtid në MLS. Në një intervistë të tij për holandezen De Telegraaf, De Bur foli për kohën kur ka qenë te Interi, duke treguar dhe disa prapaskena:
“Jam shum i zhgënjyer nga mënyra si shkuan gjërat. Nëse drejtuesit e Interit do të ishin më të duruar, gjërat do të ishin shumë më ndryshe. Do të doja të provoja aftësitë e mia në kampionatin italian. Te Interi nuk kam qenë aspak mirë, më kanë bërë presion. Një agjent më ka kërcënuar se nëse nuk e aktivizoj lojtarin e tij, nuk do të isha më trajner i Interit. E dija se nuk do e kisha të gjatë në San Siro”, përfundoi De Bur.