Te Granada kanë nisur “dashurinë e gabuar” me Vedat Muriqin, gazetari spanjoll i kundërshton: Do të flisnit ndryshe nëse Myrto Uzuni do shënonte 2 golat…

Vedat Muriqi dhe Myrto Uzuni ishin dy lojtarët shqiptarë që firmosën në La Liga gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi i Kosovës ka pasur impakt të madh te Mallorca teksa në 3 ndeshje të kampionatit ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asist. Nga ana tjetër paraqitjet e Uzunit kanë qenë positive, por mungojnë golat e shënuar dhe asist, pavarësisht shanseve të pastra që janë krijuar.

Për këtë arsye disa tifozë të Granadas kanë nisur që të bëjnë një krahasim mes dy sulmuesve. Një prej tifozëve të Granadas, Aguirre Fernandez, ka shkruar në Tëitter: “Muriqi është afrimi perfekt që duhej bërë në dimër. Një lojtar që menjëherë zgjidh pikën e dobët të ekipit, jo një lojtar që merret tani dhe mund të jetë gati për sezonin tjetër. Ndeshjet e fundit e dëshmojnë”, shkruan Aguirres.

Në këtë shkrim ka dhënë reagimin e tij edhe gazetari i njohur spanjoll i “El Diario”, Alvaro Lopez, i cili shprehet se nëse Myrto Uzuni do të shënonte dy rastet e pastra nga ndeshja e fundit, historia do të ishte ndryshe. “Le të mos bëhemi më Papë se vetë Papa, Muriqin e njihnin më para. Nëse Uzuni do të shënonte ato dy rastet që kishte, një shkrim i tillë sot nuk do të ekzistonte. E kuptoj mërzitjen tuaj, por le të mos e humbasim fokusin tani”, shkruan Lopez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online