“Nuk e meritojnë një vend në ekip“, ish-lojtari kritikon blerjet e Legias: Kanë fituar vetëm agjentët e pseudo-futbollistëve

Legia e Varshavës gjendet në një nga situatat më të vështira në gjithë historinë e saj. Kampionët në fuqi të Polonisë gjenden në vendin e parafundit në renditje dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria. Për këtë situatë të krijuar, ish-lojtari i Legias, Silvester Cerezevski, ia vë fajin lojtërëve.

Në një intervistë të dhënë për “WP Sportowe Fakty”-n, Cerezevski i quan pseudo-futbollistë lojtarët e klubit polak, ndërsa sheh menaxherët e tyre si të vetmit që kanë dalë të  fituar deri më tani. Kujtojmë se ndër transferimet e fundit të Legias janë edhe tre shqiptarë, Ernest Muçi, Lirim Kastrati dhe Jurgen Çelhaka.

“Shumë lojtarë nuk e meritojnë një vend në këtë ekip. Agjentët e këtyre pseudo futbollistëve janë fituesit më të mëdhenj në këtë situatë. Për shkak të lëndimeve, liderët janë jashtë dhe zëvendësit e tyre nuk po arrijnë të marrin përsipër detyrën. Pas ndeshjeve me rivalët nga fundi i tabelës, shihet se ata nuk janë të përshtatshëm”, ka thënë ndër të tjera Silvester Cerezevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online