I vetmi që shkëlqen te Specia, vlerësime të mëdha për Manajn: Ka shpirt lu.ftarak, krijon probleme edhe i rrethuar nga tre burra

Specia është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën me Bolonjën, ku goli i ligurëve u shënua nga Rei Manaj. Sulmuesi shqiptar është i vetmi lojtar që shkëlqen në radhët e skuadrës së tij dhe këtë e tregon edhe vlerësimi pas ndeshjes. “Tuttomercatowev” e veçon Manajn si më të mirin e Specias, duke i vendosur notën 7 në sfidën kundër Bolonjës.

“Bomberi i transfertës së Specias zhbllokon ndeshjen me një goditje të bukur me kokë, duke i marrë kohën mbrojtjes së Bolonjës. Ai lu.fton shumë, duke shfaqur një shpirt lu.ftarak që megjithatë e çon në shumë agresion në disa rrethana, si për shembull kur depërton te Theate dhe merr një të verdhë të rëndë, gjë që do e bëjë të mungojë me Romën. Lojë bujare, ai përbën i vetëm departamentin, edhe pse i rrethuar nga tre burra të Bolonjës, shpesh duke arritur të krijojë probleme për praparojën e Bolonjës“, shkruan “Tuttomercatoweb“./Halit Delibashi-Sport Ekspes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online