Të gjithë të çmendur pas Nagelsmanit, edhe Interi në garë

Trajneri i Hofenhajmit është nga më të kërkuarit në treg, edhe pse vetëm 31 vjeç. Zikaltrit e shohin për “post-Spaleti”

“L’enfant prodigue” i futbollit gjerman, Julian Nagelsman është kthyer në trajnerin më të kërkuar në treg edhe pse nuk i ka mbushur 31 vjeç! Sipas gazetës sportive gjermane “SportBild”, për trajnerin aktual të Hohenhajmit kanë mbërritur dhe ofertat e para dhe nga jashtë Gjermanisë. Puna e shkëlqyer e bërë me klubin e vogël të Bundesligës ka tërhequr vëmendjen e jashtëzakonshme të disa prej klubeve më të rëndësishëm në Evropë. Përtej Bajernit të Mynihut, për trajnerin gjerman që do të mbushë 31 vjeç në qershor, kanë shfaqur interes dhe Interi në Srinë A, Ajaksi në Holandë dhe Valencia në Spanjë. Deri më tani presidenti i Hofenhajmit, Ditmar Hop ka refuzuar të ulet në bisedime me klubet e interesuar, Bajernin e Mynihut përfshirë. Por duke nisur nga viti 2019 – vit kur hyn në fuqi klauzola e largimit të tij e fiksuar në shumën 10 milionë euro – gjërat mund të ndryshojë rrënjësisht.   

Nagelsman në person është shumë i interesuar për të nisur një aventurë të re në një nga gjigantët e Bundesligës, Bajerni i Mynihut ose Dortmundi. Por me këto dy klube që po shtrëngojnë fort timonierët në detyrë, Nagelsman po sheh dhe ndonjë alternativë nga jashtë Gjermanisë. dhe Interi është gati t’i ofrojë një mundësi të artë teknikut aktual të Hofenhajmit nëse gjërat nuk do të shkojnë si duhet me trajnerin Spaleti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online