Pogba sërish jashtë, tashmë problemi është serioz

Zhoze Murinjo mohon të ketë probleme me Pol Pogbanë, por nëse një ndër lojtarët më të kushtueshëm dhe të rëndësishëm në planet zëvendësohet pa mbushur një orë lojë, ose e nis nga stoli prej disa javësh, atëherë diçka nuk shkon dhe kjo duket qartë.

Në Sevilje Pogba mbeti jashtë dhe u fut vetëm sepse u dëmtua Herrera, ndërsa Murinjo u justifikua se francezi nuk është mirë fizikisht, pas mungesës në Hadërsfild të shtunën në kupë, për shkak se ishte i sëmurë.

Në lidhje me këtë çështje dha një opinion mbrëmë edhe ish-mesfushori i njohur Frenki Lampard: “Pogba është një lojtar me personalitet dhe do të dijë ta përballojë këtë situatë. Mendoj se bëhet fjalë për përgjegjësinë në fazën mbrojtëse dhe Murinjo nuk beson te Pogba në ndeshje të tilla si ajo kundër Seviljes. Mendoj se Murinjo po mundohet ta shkundë, ta bëjë që të përmirësohet në çdo aspekt, por sidomos në atë mbrojtës. Në stol apo në formacion jo për 90 minuta, duket qartë që Murinjo po mundohet ta zgjojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online