Spaleti: Kthej Interin në Champions, Ikardi nuk ikën

Trajneri i Interit u ka lëshuar sfidën të gjithëve dhe mendon vetëm të kthejë zikaltërit në Ligën e Kampioneve. “Punoj çdo ditë i përkushtuar maksimalisht për të qëndruar sa më gjatë në Milano.”

Interno po kalon një fazë tepër kritike, që po zgjat përtej çdo parashikimi të mundshëm. Vetëm një fitore në 12 takimet e fundit dhe jashtë zonës së Ligës së Kampioneve i kapërcyer nga Roma fillimisht dhe Lacio më tej. Por trajneri Spaleti është bindur tek puna e tij dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet. Trajneri i zikaltërve ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku është ndalur në shumë tema, që nga problemet në ekipin e tij, ish-Romën e tij, të ardhmen, Totin e me radhë.

– Pas 7 muajsh në Pinetina, sa interist ndiheni dhe çfarë do të thotë të jesh një interist?

– “Puna e mirë e bërë në fazën përgatitore të verës dhe nisja mjaft e mirë e kampionatit më kanë bërë të përjetoj menjëherë entuziazmin e tifozëve tanë. Ata kanë qenë një shtysë e jashtëzakonshme, kanë qenë të zjarrtë. Ishte një atmosferë që të rrëmbënte nga koha te këmbët. Por pikërisht në këtë moment delikat të ekipit po e kuptoj lidhjen time me Interin. Të shohësh tifozët tanë duke vuajtur dhe të shqetësuar për ekipin dhe rezultatet është diçka që më bën të ndihem keq. Ama, nga ana tjetër ky moment vështirësie më frymëzon më shumë për të punuar përtej limiteve me dëshirën për të bërë diçka të madhe me këtë ekip.”

– Nëse do të ktheheshim sërish në qershor, a do të firmosje përsëri me Interin?

– “Do t’i kisha thënë po edhe më i bindur nga çfarë bëra në qershorin e kaluar. Do t’i thosha po me një “p” të madhe. Në këto shtatë muaj kam pasur mundësinë të shoh nga brenda ambientin zikaltër dhe në këtë mënyrë të kuptoj më shumë të gjithë situatat. Është pak a shumë sikur po ndërton një shtëpi të re. Përpara se ta fillosh duhet të bësh një analizë, një vlerësim bazuar tek eksperienca. Thënë kjo, vetëm kur puna ka nisur e kupton se ku duhet të ndërhysh më shumë dhe çfarë duhet të rregullosh gjatë rrugës.”

– Nëse do të ishit në rolin e gazetarit, çfarë note do t’i vinin punës së Spaletit deri më tani?

– “Mund të them se kam bërë një pjesë të parë të kampionatit për notën 9 dhe një pjesë të dytë për 4. Por si në pjesën e parë të sezonit dhe në të dytën kam dhënë gjithçka për të mirën e Interit.”

– Çfarë note do t’i vinit vetes nëse në fund të sezonit do të kthenit Interin në Champions? Cila do të isha nota në pamundësi të arritjes së këtij objektivi?

– “Nëse do të shkojmë në Champions, besoj një dhjetë të merituar. Nëse nuk e arrijmë Ligën e Kampioneve, nota do të jetë në varësi të faktit për se nuk u arrit objektivi dhe cilat skuadra janë renditur para nesh.”

– Cilat janë sfidat më të mëdha te Interi?

– “Problemet më të mëdha, vështirësitë më të mëdha vijnë kur bëhen krahasime mes Interit të këtij sezoni dhe Interit të viteve të kaluar. Ajo që duhet është të mos pranojmë këtë moment të vështirë, por të reagojmë fuqishëm.”

– Praktikisht kur mund të zvogëlojë difirencën ky Inter me Juventusin dhe Napolin? Një, dy apo tre vjet?

– “Vetëm atëherë kur të kemi vazhdimësi në rezultate. Koha është si një fije llastiku, që shkurtohet dhe zgjatet vetë. Besoj se profesionalizmi dhe puna e përkushtuar janë dy ingredientët kryesorë që ndajnë realitetin nga ëndrra.”

– Ju vetë keni thënë se në fund të sezonit do të flisni për të ardhmen tuaj. A mendoni se tifozët e Interit duhet të shqetësohen për ndonjë largim të mundshëm të Spaletit?

– “Në fund të sezonit do të ulemi e të bëjmë llogaritë. Si në çdo kompani, nxirren shifrat dhe flitet me fakte, të cilat mund të vendosin qoftë dhe ndryshimin e kursit. Unë di të them se po punoj çdo ditë me përkushtim për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur te Interi, pse jo duke arritur ndonjë rezultat të rëndësishëm.”

– Reali i Madridit, PSG-ja dhe Junajtid të gjithë janë në ndjekje të Ikardit. Për se mendoni se ai duhet të qëndrojë te Interi edhe në të ardhmen?

– “Sepse skuadrat me fanella me vija janë të mira se ato me fanella pa vija. Duke e njohur atë, mund të them se është një lojtar që arrin të bëjë diferencën. Ai është një karakter i fortë dhe nuk është tipi i lojtarit i gatshëm të largohet pa bërë diçka të rëndësishme për Interin.”

– Çfarë po ndodh mes jush dhe Totit?

– “Nuk më pëlqen që kjo histori të vijojë gjatë hidh-e-prit. Të gjithë kanë nisur të lidhet nga debatet tona të pavlerë. Ndaj më mirë të mos flasim më.”

– Nëse federata italiane – FIGC – vendos t’iu thërrasë për trajner të kombëtares italiane cila do të ishte përgjigja juaj?

– “E ardhmja ime është te puna që po bëj, me skuadrën që drejtoj. E ardhmja ime për momentin është të kthej Interin në Champions.”

– Atëherë, kush mendoni se është trajneri i duhur për Italinë?

– “Ançeloti do të thoja.  Ai ka gjithçka duhet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online