Mbrëmjen e djeshme në Bombonera u zhvillua stërvitja e Boka Zhuniors me dyer të hapura për tifozët, në prag të Superclasico-s kundër River Plejtit, të shtunën në mbrëmje, ku do të përcaktohet fituesi i Kupës Libertadores.
Në Bombonera ishin mbi 50 mijë tifozë dhe mijëra të tjerë mbetën jashtë, ndërsa e pranishme në shkallët e stadiumit ishte edhe Daniela Çavez, modelja e njohur që nuk humbet rast për të qenë në qendër të vëmendjes, në stadiume apo duke ngacmuar futbollistë të ndryshëm.