Braziliani Nejmar nuk po kalon momente të mira jashtë fushës, pasi kritikat kundrejt tij janë rritur ndjeshëm. Pas Klaudio Xhentilës që e sulmoi hapur, ishte radha e ish-portierit të Danimarkës, Peter Shmajkëll, për të folur kundër tij. Ai nuk kursye akuzat ndaj sulmuesit të PSG-së, por dhe kritikat ndaj FIFA-s.
Ish-portieri i Mançester Junaited nuk e ka pritur mirë fitimin e çmimit si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Nejmar në takimin e Brazilit kundër Meksikës. “O Zot, nuk mund ta besoj se ai fitoi çmimin si lojtari i ndeshjes. FIFA duhet të monitorojë këtë dhe të analizojë sjelljen e bërë. Fjalë e vetme që më vjen në mendjen time për të përshkruar këtë siutatë është “e dhimbshëm “.
I bëj thirrjes FIFA-s, sepse ajo që Neymar bën nuk është e bukur ta shohësh. Tani që ne kemi VAR mund të monitorojmë simulimet. Braziliani tërheq shumë vëmendje, të gjithë fëmijët e shohin sjelljen e tij dhe nuk është një shembull i mirë për ta”, – analizoi ai.