Teuta nis përgatitjet për sezonin e ri, faza përgatitore jashtë Shqipërisë

Teuta duket e koklavitur për fillimin e sezonit të ri. Skuadra durrsake nuk dihet se për çfarë do të luftojë në kampionatin e ardhshëm, pasi objektivat mbetet të larta, por nuk mjafton vetëm emërimi i trajnerit Bledi Shkëmbi. Ky i fundit nuk ka shumë cilësi në ekip, pasi pjesa kryesore e titullarëve janë larguar, ndërsa afrimet janë me pikatore.

Në kushte të tilla, vështirësitë janë të dukshme dhe prezente. Faqja zyrtare e Teutës publikoi dhe vendin se ku do të zhvillohet faza përgatitore. Ekipi brregdetar do të stërvitet në Itali para fillimit të kampionatit nën drejtimin e stafit të ri teknik.  “Përgatitjet e verës në Itali. Tashmë është zyrtare, Teuta do të zhvillojë fazën përgatitore të veres në Campo di Acquapartita Rimini. Gjatë përgatitjeve do të zhvillohet disa ndeshje miqësore që do t’i shërbejnë trajnerit Shkembi dhe stafit teknik për ‘kolaudimin’ e ekpit”, – shkruhet në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online