“Të gjithë “i biem” Dukës, por ka menaxhuar mirë”! Presidenti i Teutës i zbulon të gjitha: Po të na hiqte titullin Apolonia, do ikja përgjithmonë

Presidenti Hasanbelliu është fituesi i sezonit 2020-2021 në Superiore duke sjellë titullin në Durrës pas shumë vitesh. Një shije e mirë kjo për ekipin e Teutës që ia doli në kampionatin më të rivalizuar, duke e diskutuar titullin deri në javën e fundit. Ndërkohë një intervistë e veçantë është dhënë nga kreu i Teutës për “Skaner” dhe me pyetjet e ndërtuara nga Çarçani.

“Qenka shumë e vështirë që të fitosh titull në Shqipëri. Ishte kampionat i paparë. Në fillim mendoja se Teuta dhe Laçi do të ishin pretendent. Na dolën edhe tre të tjerat. Ky ka qenë kampionat i paparë, më i forti që unë kam parë se dikur ka pasur tolerime nga ekipet e mesit të tabelës. Edhe fati e dërgoi titullin në Durrës. Ajo gafa e portierit ndaj Partizanit sikur na e prishi pak terezin. Vllaznia ka luajtur bukur, ishte surpriza e madhe dhe falë saj ndaj fitores me Partizanin jemi këtu sot.

Fjalët dhe mesazhet për Kokëdhimën? I kemi këto llafe në Shqipëri, kemi 22 vite me këto muhabete. Kur fitojmë thonë e blemë dhe kur humbën thonë e shitëm. Apolonia e nisi mirë lojën dhe nëse do të ishte si ndaj nesh në pjesën e parë do të mbeste në Superligë. Por Kokëdhima u kujtua pak vonë. I kishte kërkuar skuadrën që të fitonte. I thashë lojtarëve se nëse do të ndodhi kjo gjë, që t’ju heqi titullin Apolonia e vendit të fundit, atëherë do të jap dorëheqjen dhe do të largohem përgjithmonë.

Kur bëri gol Mihana, u drodha, ishte fantastik si realizim. Martinin kam dashur që ta largojë dy-tre herë. Ishte skandaloze që na hoqi Skënderbeu nga Kupa. Shorti në “Champions League”? Ishte Riga dhe Flora Tallin që mund të përballemi mirë me ta, nja 3-4 emra që ne që mund t’ia dalim. Armand Duka? E ka menaxhuar shumë mirë futbollin, duhet ta themi. Pavarësisht se ne të gjithë i biem atij, edhe unë ndonjëherë, e ka menaxhuar shumë mirë në gjithë këto vite”, ka thënë Hasanbelliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online