Dani Alvesh është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG-në. Braziliani udhëhoqi kombëtaren e tij si kapiten në fitimin e Kupës së Amerikës dhe tani është në kërkim të një aventure të re në karrierë.
Lista e klubeve të interesuara për 36-vjeçarin është e gjatë. “As” raporton se kandidat kryesor për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë është Arsenali. Edhe Interi me Atletiko Madrid e pëlqejnë shumë, por Dani Alvesh mund të zgjedhë emocionet e Premier Ligës.
Unai Emeri i ka kërkuar drejtuesve të nisin negociatat me lojtarin më fitues në historinë e futbollit (40 trofe) dhe të përgatisin sa më shpejt një ofertë zyrtare në drejtim të tij. Braziliani nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur në kampionatin anglez dhe ky mund të jetë momenti i duhur për ta bërë diçka të tillë.