“Të fyen një njeri që deri dje mbante topat“, Tufa i ashpër pas deklaratës së Longos: Kjo xhungël e bëri trajner

Diego Longo vazhdon të mos kursehet në deklaratat e dhëna pas ndeshjeve, ku këtë herë e ka krahasuar kampionatin shqiptar me një xhungël. Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv. Në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ Bashkim Tufa shpreh mendimin se trajneri i Kukësit duhet dënuar për fjalët e thëna. Madje gazetari i njohur sportiv vë në dukje faktin se ishte pikërisht kjo “xhungël“ ajo që e bëri Diego Longon trajner.

“Mua më vjen keq që ai është shprehur kështu. Më vjen keq madje që “Supersporti“ e lejon të flasi. Gjëja minimale, ai duhet dënuar. Patjetër që duhet dënuar financiarisht. Ai të fyen, nuk po flet këtu. Të fyen një njeri pa asnjë lloj Cv-je. Të fyen një trajner, po e quaj unë trajner për ta zbutur, që deri dje ka mbajtur topat dhe në këtë xhungël ky u bë trajner. Nuk ka qenë trajner“, ka thënë Bashkim Tufa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online