“Mundën 4-0 edhe Kukësin me Laçin”, Dede shpjegon suksesin e Tiranës: Është një hap përpara të tjerëve vetëm për një arsye

Nevil Dede ka shpjeguar arsyet përse Tirana aktualisht e gjen veten të qetë në rrugëtimin drejt titullit kampion. Trajneri i Erzenit ka folur në studion e emisionit “Skaner“, ku tregon se çelësi i suksesit të bardhebluve është ruajtja e shtyllës kurrizore të sezonit të shkuar.

“Tirana 4-0 ka mundur Kukësin, Tirana 4-0 ka mundur Laçin. Tirana i ka mundur të gjitha me diferenca të mëdha. Tirana ka një element shumë të rëndësishëm. Tirana është shumë para gjithë të tjerëve vetëm për një arsye. Ka 80% të skuadrës së formacionit të sezonit që kaloi. Ka marrë Limajn, Totren dhe Xhixhën. Gjithë pjesa tjetër janë të sezonit që kaloi. Pra shtylla kurrizore ka qenë.

Plus që Tirana filloi të mendojë për këtë sezon që ne po flasim diku nga prilli, nga maji. Kurse gjithë të tjerët menduan në korrik apo në gusht. Pra është disa muaj para. Goditi me inteligjencë, sepse edhe merkato ka të bëjë. Është e zgjuar”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online