“Të enjten mund të mos jem këtu”, katër klube pas Everton

Everton zhvilloi një Kupë Amerike shumë pozitive, u shpall golashënuesi më i mirë i turneut dhe fitoi trofeun me Brazilin e tij. Sulmuesi anësor i Gremios ka qenë për shumë kohë një objektiv i kuqezinjve të Milanit, por e ardhmja e tij mund të jetë në Premier Ligë.

Gremio mposhti mbrëmjen e kaluar Vasko de Gamën me rezultatin 2-1 dhe 23-vjeçari ka folur rreth së ardhmes së tij, duke trishtuar tifozët e ekipit nga Porto Alegre.

Kam një ofertë në pjatë, por nuk mund ta zbuloj emrin e klubit. Nuk mund të garantoj që të enjten do të jem akoma këtu për të luajtur kundër Bahias. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, thekson Everton.

“Globo Esporte” raporton se Arsenali është një ndër klubet më të interesuara për lojtarin ofensiv, por në garë për të janë edhe Mançester Siti, Bajern Mynih dhe Atletiko Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *