Të debutosh me vëllain në Europian! E veçanta vjen nga Maqedonia e Veriut, i shtohen rasteve të vëllezërve Xhaka dhe Boateng

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, është treguar i guximshëm duke ftuar Milan Ristovski në Europian. Ky sulmues është premtues dhe ka të dhëna të mira tek U-21, por nuk ishte ende pjesë e përfaqësueses A. Angelovski nuk e mendoi dy herë për ta marrë në Europian, atje ku Milan Ristovski gjen edhe vëllain e tij, Stefan Ristovski. E çfarë mënyre fantastike për të debutuar në Europian së bashku me vëllain tënd!

Magjinë e vërtetë dhe emocione të shumëfisha do të ndiejnë këta lojtarë që kanë peshën për të përfaqësuar në mënyrën më të mirë vendin e tyre duke qenë surpriza e radhës në Ballkan pas Shqipërisë. Dy vëllezërit që do t’i shtohen listës së gjatë me rastin Xhaka dhe Boateng, megjithëse të këta të fundit ka ndarje sa i përket Kombëtareve që përfaqësojnë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online