Mohamed Salah është kthyer në një makineri çmimesh në Angli, sepse këtë sezon po fiton çfarë i del përpara. Shënuesi më i mirë i Premier Ligës, në garë për Këpucën e Artë të Europës dhe në garë për triumf në Champions League, egjiptiani ka magjepsur anglezët, që e kanë kthyer në imazhin e Premier Ligës dhe personazhin që u përgjigjet më së miri Ronaldos e Mesit.
Sot Salah ka fituar çmimin e radhës, sepse është përzgjedhur Lojtari i Vitit në Angli nga Shoqata e Gazetarëve në Angli. Rreth 400 gazetarë e korrespondentë sportive votuan dhe në fund Salah fitoi me 20 vota më shumë se Kevin De Brujne.
Asnjëherë në dekadat e fundit nuk ka pasur kaq shumë ekuilibër në votim, ndërkohë që vendi i treti i shkoi Herri Kejnit, por Salah e De Brujne ndanë 90% të votave.
Very fortunate to be adding another award in my first season playing with this great group of players! Lovren did you vote for me? pic.twitter.com/lO7DdAzbuS
— Mohamed Salah (@MoSalah) April 30, 2018