Dy vjet pritje, Ndoj feston golin e parë italian

Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuele Ndoj ka shënuar sot golin e parë si futbollist i Breshias në Itali.

Në sezonin e dytë si profesionist, Ndoj është kthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe Breshia shpreson ta shesë sa më shtrenjtë në të ardhmen. Për 21-vjeçarin ka ardhur edhe grumbullimi nga Shqipëria e drejtuar nga Kristian Panuçi dhe karriera njeh vetëm ngjitje.

Sot Breshia priste Frozinonen dhe në minutën e  dhjetë Ndoj shënoi golin e avantazhit, që nuk u ruajt, sepse Frozinone arriti të fitonte 2-1, duke qenë në garë për ngjitje në Serinë A, ndryshe nga Breshia, që synon mesin e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online