Tata Martino i jep fund në Amerikë, rikthehet në stolin e një kombëtareje

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës, Tata Martino, ka bërë një punë të shkëlqyer në kampionatin amerikan, ku drejton skuadrën e “Atlanta United”. Gjatë ditës së sotme, zyrtarë të klubit amerikan zbuluan se argjentinasi ka refuzuar rinovimin e kontratës e do të largohet në muajin dhjetor.

Destinacioni i ri i Tata  Martinos do të jetë Meksika. Federata e përfaqësueses “trikolore” është e gatshme të bëjë një çmenduri financiare për ta bindur 55-vjeçarin të firmosë një marrëveshje afatgjatë.

Sipas medieve meksikane Martino ka kërkuar kontroll absolut në çdo aspekt të kombëtares, madje ai kërkon që në ekipet e moshave të Meksikës të vendosen trajnerë të përzgjedhur nga vetë ai. Nëse mes palëve gjendet akordi, Martino do të bëhet një ndër trajnerët më të paguar në nivel kombëtaresh me një pagë vjetore prej 4 milionë dollarësh në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *