Tasoti: Italia po rritet. Sheva në stolin e Milanit? Një ditë do të drejtojë një klub…

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mauro Tasoti po punon si ndihmës i Andri Shevçenkos te kombëtarja e Ukrainës. Ish-milanisti është prononcuar për mikrofonat e “Radio Anch’io Lo Sport”, ku komenton Italinë e Mançinit. Tasoti vlerëson fitoren me Poloninë dhe lojën e të kaltërve.

Ishte një Itali shumë e mirë, që luajti shumë mirë për një orë lojë. E ka mundësinë për të mposhtur Portugalinë dhe mund të rritet dhe më shumë deri në ndeshjen përballë luzitanëve”, komenton Tasoti, i cili ndalet dhe te derbi i Milanos. “Pres një ndeshje të ekuilibruar dhe të bukur në planin e lojës.”

Tasoti jep mendimin e tij dhe për faktin që Shevçenko mund të ulet në stolin e Milanit. “Mendoj që dëshiron që një ditë të stërvitë një klub, që nuk duhet të jetë domosdoshmërisht Milani. Kuqezinjtë ndodhen në duar të sigurta, kështu që ta lemë Gatuzon të qetë të punojë për disa vite.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *