Rabiot ndryshon mendje, Barcelona nuk është më zgjedhje e parë

0

Adrien Rabiot me shumë mundësi do të vijojë të japë kontributin e tij për skuadrën e PSG-së. Mesfushori është shumë pranë akordit me drejtuesit për të zgjatur kontratën. Edhe pse deri para pak ditësh gjithnjë e më shumë flitej për një mundësi largimi, duket se situata ka ndryshuar.

Sipas asaj që shkruan “L’equipe” Rabiot e ka ndarë mendjen dhe do të nënshkruaj një kontratë të re me kampionët e Francës. Kujtojmë që për mesfushorin kishte dhe një ofertë konkrete nga Barcelona, e cila u përfol se arrinte në shifrën e 60 milion eurove, por PSG nuk e pranoi.

Drejtuesit duket se kanë mundur që t’i mbushin mendjen francezit që të vijojë kontratën, duke i riparo dhe detajet financiare. Për radiot kishte interes dhe nga dy skuadrat e Milanos, me Interin dhe Milanin që e kishin në listën e dëshirave.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.