“Rama me Demin e kanë bërë punën e tyre“, Duro: Derbi ha “koka“ trajnerësh, kur isha unë te Partizani i thashë vetë presidentit…

Derbi nuk rezultoi një dritë në fund të tunelit për Partrizanin, që përkudrazi u zhyt edhe më tepër në krizën e rezultateve. Shpëtim Duro ka analizuar përballjen e zjarrtë të kryeqytetit në studion e emisionit “Sport News“ në “News 24“ të moderuar nga Enxhi Biba. Trajneri shqiptar është i mendimit se presidenti Demi dhe drejtori Olsi Rama e kanë përmbushur detyrën e tyre dhe tani është në dorën e lojtarëve e të trajnerit të bëjnë detyrën e tyre. Duro tregon edhe një episod nga e shkuara e tij, ku tregon se derbi është i rëndësishmë edhe për të mbajtur vendin në krye të pankinës.

VAR-i – “VAR është një fat i madh, si të gjithë e kam vuajtur në kurriz si trajner në karrierë kur nuk kishte. Është pozitive që ka hyrë VAR-i. Kur ishim trajnerë më parë mendonim që të hënën kush arbitër do të jetë. VAR-i ka eliminuar këto, mund të bëhet ndonjë gabim por janë jashtëzakonisht minimale.

Unë nuk mund të ndërhyj tani se ka diskutime. Kishte edhe në Inter-Juventus, edhe aty ishte pak a shumë fotokopje me të Belicës. Është një moment penalltie që arbitri kryesor nuk e akordoi, por pas konsulencës me VAR, normalisht kanë vendosur që ajo është 11-metërsh.

Nuk di të them më shumë por kam parasysh që edhe ne kemi bërë gabime në momente emocionale, është e vështirë pas derbit të kontrollosh veten. Por unë i referohem trajnerit të Partizanit që pak a shumë i vuri fajin Belicës. Kjo tregon që ka diçka reale për sa i përket dhënies së 11-metërshit

Kjo ndeshje kam mendimin që nga mënyra se si u zhvillua, me pak raste me luftë në mesin e fushës, kam mendimin se kështu do të shkonte, se nuk pati cilësi loje.

Situata e Partizanit? – Unë kam mendim që këta drejtues si zoti Rama e njëkohësisht presidenti Demi kanë investuar, kanë sjellë shumë futbolliste dhe normalisht puna e drejtuesve në këtë moment përfundon. Aty pastaj është përgjegjësi e hallkave të tjera. Unë them dhe e kam përmendur disa herë, që Partizani ka shumë futbollistë, shumë lojtarë dhe këta kanë ardhur me kosto të lartë financiare.

Se si kanë ardhur, me apo pa dijeninë e trajnerit, janë probleme të tjera. Unë di që para kampionatit janë dy goditje të bujshme. Është Kaçe, një element kombëtareje që ka ardhur me kosto të lartë dhe Filipoviç. E di që ai ka ardhur me kosto, por nuk përmbush asgjë. Se kush ka ardhur e si, nuk e di, se jam i jashtëm. Por problemet e drejtuesve janë të krijojnë kushte dhe pastaj duan rezultate.

Për mua si trajner kur drejtori dhe presidenti marrin deklarata të tilla më lehtëson me skuadrën. Skuadra, të jemi realist, nuk prodhoi dje.Të jemi realist Partizani, të paktën në epokën e presidentit Demit që u bë 7 vjet, nuk ka qenë në këto situata. Skuadra është e plotë me lojtarë. Dëmtime do ketë. Por është problemi që janë 6 ndeshje, që s’ka bërë vaki. Se derbin mund ta humbësh, por vjen nga një situatë e rezultateve negative, por derbi të jep një kthesë psikologjike për vazhdimësinë.

Derbi vendos shumë për vazhdimësinë, edhe në aspektin e drejtimit. Dihet tani, derbi ka koka trajnerësh gjithmonë. Kur isha trajner i Partizanit, kisha dy ndeshje jo pozitive, po më lëkundeshin pozitat. Por kisha ndeshjen derbi me Tiranën. I kam thënë vetë presidentit Demi, pavarësisht se ishte viti i parë dhe kisha kontratë 3-vjeçare, që: “Presidenti, unë do rri edhe këtë ndeshje. Po humba do të largohem”. Sepse janë ndeshje që ndikojnë në opinion dhe te tifozët. Janë shumë të rëndësishme. Fati e deshi që unë fitova dhe pata një vazhdimësi të mirë”, ka  thënë Shpëtim Duro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online