Para ndeshjes kundër Krotones, drejtori sportiv i Lacios Igli Tare ka folur në Mediaset Premium: “Është finalja e sezonit për ne, duam patjetër fitoren për të kurorëzuar një sezon fantastik”.
Tare sulmon Interin, që para pak ditësh zyrtarizoi depozitimin e kontratës së mbrojtësit De Vrij, i cili është një pikë kyçe e Lacios dhe në verë del i lirë në treg, ndaj ka firmosur për Interin.
“Nuk ekziston asnjë çështje. Dikush dëshironte të bënte lojë të pistë, duke thënë se kishte depozituar kontratën e De Vrij, për të shqetësuar lojtarin dhe Lacion, por përgjigjen e mori dje. Ne nuk e kemi vënë kurrë në dyshim sjelljen e tij dhe lidhjen e fortë me këtë fanellë. Ai e di çfarë ka marrë nga kjo skuadër”.