“Tani jam shumë i pjekur”! Keidi Bare mban ndezur ëndrrat e tifozëve: Kur arritëm në Europian, përse mos të shkojmë në Botëror?

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë më 5 qershor ndaj Uellsit në transfertë dhe tre ditë më vonë ndaj Republikës Çeke, po në transfertë.

Ekipi ka udhëtuar ditën e martë drejt Kardifit, me grupin që ka zhvilluar të martën pasdite një seancë të lehtë stërvitor. Në prag të ndeshjes me Uellsin, në një konferencë zyrtare për mediat kanë dalë ditën e sotme dy futbollistët e Kombëtares, Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare, të cilët kanë folur për dy ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë ndaj këtyre kundërshtarëve.

Keidi Bare, mesfushori i talentuar shqiptar që aktivizohet në radhët e Espanjolit, që këtë sezon u ngjit në La Liga në Spanjë u shpreh se ekipi do të japë maksimumin në këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, që do t’i shërbejnë për të testuar veten dhe për të trefuar vlerat përpara ndeshjeve të shtatorit. Bare tregoi edhe të ardhmen e tij me klubin e Espanjol si edhe ëndrrën që ka me Kombëtaren shqiptare.

Miqësoret e qershorit – Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne pasi në shtator kemi dy ndeshje edhe më të rëndësishme dhe do të provojmë veten tonë në këto dy sfida. Sa i përket mesfushës, them se jemi lojtarë shumë të rinj të gjithë, pavarësisht se në këto dy ndeshje kemi mungesa në mesfushë por jam 100% i bindur që si unë dhe lojtarët e tjerë do japin maksimumin në fushë, ashtu si në stërvitje. Besoj se në këto dy ndeshje do tregojmë vlerat tona dhe shpresoj që në fushë të jemi të gjithë të një niveli shumë të lartë, pasi siç e thashë, janë ndeshje shumë të rëndësishme, pasi duhet të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit.

Rezultat apo konsolidim i grupit? – Rezultati është shumë i rëndësishëm për skuadrën pasi të ngre moralin, por dua të them që edhe duhet të formojmë grupin, duhet të bëjmë ndeshje të mira, pasi në shtator na presin ndeshje shumë të vështira. Besoj se duhet të provohemi dhe t’ia arrijmë qëllimit, që të dalim me sukses.

Skuadra – Se çfarë duhet përmirësuar në skuadër e di trajneri, por dua të them se të gjithë lojtarët japin maksimumin në fushë, si edhe në stërvitje dhe në ndeshje, pavarësisht se ka edhe ndeshje që jo vetëm ne por çdo lojtar në botë nuk është në nivelin e duhur, por ne do japim maksimumin që të bëjmë ndeshje sa më të mira.

Kombëtarja dhe Espanjoli – Do doja shumë të kisha shumë vite këtu në Kombëtare, por edhe në Espanjol. Duhet të punoj fort dhe të jem i fokusuar e t’i bëj gjërat mirë dhe pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. Jam shumë më i pjekur pasi shumë lojtarë edhe në Kombëtare edhe tek Espanjol më kanë ndihmuar shumë dhe e vlerësoj shumë këtë gjë.

E ardhmja – Unë kam edhe 4 vite kontratë me Espanjol dhe jam shumë i lumtur sepse më kanë mbështetur dhe më duan shumë por tani jam në La Liga që e kam ëndërruar prej shumë kohësh. Shumë lojtarë e ëndërrojnë dhe unë tashmë jam pjesë e saj.

Kualifikim me Kombëtaren – Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Kombëtarja shqiptare para disa vitesh arriti kualifikimin në Europian dhe pse mos të arrijmë edhe një kualifikim në Botëror, do ishte ëndërr për të gjithë shqiptarët, për futbollistët, për vendin tonë. Ne do japim maksimumin për të arritur këtë qëllim.

Goleador i Kombëtares? – Sot, ata që shënojnë gola janë lojtarët më të rëndëishëm të ekipit. Por kjo nuk do të thotë gjë, pasi jemi 11 veta që luajmë në fushë dhe unë jam i kënaqur që ekipi të fitojë, pavarësisht se kush i shënon golat. Por do të isha i lumtur që pse jo, dhe të vazhdoj dhe të shënoj gola pavarësht se tek ekipi im nuk luaj në të njëjtin rol si luaj në Kombëtare pasi këtu në Kombëtare jam pak më i avancuar dhe jam më shpesh përpara portës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online