“Tani fshiheni, ose ndryshoni emër dhe lavdëroni Hasin!”

0

Besnik Hasi e ka fituar betejën e tij të parë dhe më të madhe: Olimpiakosi është në grupet e Champions League. 30 milionë euro arkëtime për kualifikimin, objektiv që nuk u arrit vjet. Presidenti Marinaqis u kritikua ashpër kur zgjodhi Hasin: një shqiptar te Olimpiakosi, CV jo fort e pasur, Legia e largoi që në vjeshtë vjet, këto ishin kritikat kryesore të tifozëve apo gazetarëve anti-Hasi.

Pas fitores së djeshme në Rijeka presidenti Marinaqis shpërtheu: “Po tani, ç’do të thoni? Tani ose po fshiheni, ose po ndryshoni nickname-et dhe llogaritë, për të lavdëruar Hasin!”.

Marinaqis nxorri mësimet e duhura nga viti i shkuar, zgjodhi Besnik Hasin për trajner, nuk dëgjoi askënd, i dha besim atij, i dha mundësinë të merrte lojtarët që dëshironte dhe ia kompletoi skuadrën në kohën e duhur për të arritur qëllimin kryesor të sezonit.

Hasi e dinte shumë mirë çfarë duhej të bënte kur mori Olimpiakosin: përgatitje serioze, rindërtim falë investimeve të mëdha të presidencës dhe rikthim në Europën e madhe. Grup serioz, i bashkuar dhe kokulur, homogjen dhe me ritëm, edhe pse formacioni ka ndryshuar shumë, në pak javë punë.

Puna e Hasit sot është vlerësuar gjerësisht në mediat helene, që kanë ngritur në qiell trajnerin shqiptar për shumë arsye, duke nisur nga kualifikimi e deri te rindërtimi i skuadrës, nga ringjallja e gjermanit Marko Marin e deri te ndryshimi i roleve në fushë për disa lojtarë.

E ardhmja nuk parashikohet, por Hasi e ka nisur shkëlqyeshëm dhe u ka mbyllur gojën gjith skeptikëve. Nëse ky nuk është triumf…!!!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.