“Tani cikli është mbyllur“/ Dy brazilianë u lanë jashtë me ekipin B, futbollisti njofton largimin nga Partizani

Uilliam Kordeiro dhe Partizani kanë mbyllur marrëdhënien mes tyre. Në takimin e fundit, Melo së bashku me brazilianin tjetër të të kuqve, Lukas Kardozo, u dërguan me ekipin B, duke dalë kështu jashtë planeve të Dajës. Raporti mes trajnerit dhe Melos kanë qenë disi i cunguar përgjatë këtij sezoni dhe duket se nuk mund të zgjasë më shumë.

Pas deklaratës së Dajës pas ndeshjen, për shtirjen e lojtarit brazilian si i lënduar, ditën e sotme vjen konfirmimi se Kordeiro nuk do të jetë më gjatë pjesë e Partizanit. Vetë lojtari ka lajmëruar përmes llogarisë së tij në rrjete sociale se cikli i tij me kryeqytetasit është mbyllur, ndërsa falenderon klubin dhe drejtuesit për periudhën që ka kaluar me të kuqtë.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që u përfshinë me mua në kohën e shpeznuar me këtë klub, me këtë fanellë. Por tani cikli është mbyllur. E vetmja gjë që kam për është mirënjohje për këtë klub, për këtë tifozeri. Respektin më të madh për Presidentin Gaz Demi dhe drejtorin Olsi Rama. Faleminderit”, shkruan Uilliam Kordeiro Melo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online