Momenti i sikletshëm/ Punonjësi i klubit i ndërpret intervistën Duros: Ose unë, ose ti këtu

Një moment i sikletshëm ka shoqëruar intervistën e sotme të Klodian Duros. Pas përfundimit të takimit, si zakonisht trajneri i është drejtuar mediave për të komentuar lojën e skuadrës së tij, por këtë herë një surprizë e pakëndshme i ka ndodhur. Shefi i sigurisë së Feronikelit ka ndërprerë intervistën, duke dalë hapur kundër Duros. Adem Bucolli e akuzon ish-futbollistin shqiptar për përçarje në ekip, për këtë arsye kërkon largimin e tij nga roli i trajnerit.

“Po të isha si ty, asnjë sekondë nuk kisha qendruar më në Drenas. Janë disa situata në klub, të cilat kanë krijuar përçarje. Nuk më lejohet të flas por unë sot e them publikisht. Ose do të jetë ky (Duro) në klub, ose unë”, ka thënë Adem Bucolli. Kujtojmë se aventura e Duros në Kosovë është përcjellë me shumë situata që kanë prodhuar lajm në media./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online