Igli Tare vazhdon t’i japë mundësinë futbollistëve shqiptarë të transferohen në një skuadër të njohur siç është ajo e Lacios. Drejtori i lacialëve mësohet se ka kryer goditjen e radhës, duke transferuar në kryeqytetin italian talentin shqiptar, Angelo Ndreçka.
17-vjeçari luajti sezonin e shkuar për moshat e Kievos, por paraqitjet e mira i dhanë mundësinë të kalojë te skuadra A, ku u grumbullua në 7 ndeshje dhe luajti njërën nga to titullar për 90 minuta. Ndreçka shihet si një mbrojtës me të ardhme dhe jo më kot Tare i ka besuar.
Mbrojtësi i majtë ka luajtur për dy kombëtaret e moshave të Shqipërisë, me atë U-19 dhe me Shpresat U-21. Në Instagramin e tij zyrtare, Ndreçka ka postuar një video, ku shikohet se është në ambientet e klubit të Lacios.