Alen Haliloviç është largimi më i fundit i skuadrës së Milanit. Talenti kroat është huazuar në kampionatin belg te skuadra belge e Standard Liezh. Në marrëveshjen e arritur mes palëve ka një opsion për blerjen e kartonit të lojtarit.
#WelcomeAlen ?? pic.twitter.com/aDSv9H7AZo
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) January 31, 2019
Haliloviç ishtë ndër blerjet e fundit të ish-drejtorit sportiv të Milanit, Masimiliano Mirabeli. Megjithatë, mëngjarashi rezultoi një bast i humbur, pasi në pesë muaj te “djalli” u aktivizua në vetëm në tri ndeshje.
Haliloviç mbush së shpejti 23 vjeç dhe emërtimi talent, ndoshta është i pavend, dhe të mendosh që pesë vite më parë shumë vetë e konsideronin si pasuesin e Mesit te Barcelona, skuadër ku aktivizua vetëm tek ekipi rezervë, pa provuar asnjëherë qoftë shijen e stolit në La Liga.