Verona ka disa javë që ka rënë nga kategoria në Itali dhe duket se po mendon për rindërtimin e skuadrës në Serinë B.
Sot skuadra verdheblu pret Udinezen dhe po luan me disa të rinj në formacion, ndërkohë që edhe stoli është i mbushur me të rinj.
Mes tyre është edhe talenti i Shqipërisë U-19 Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i talentuar është lojtar kyç te Verona U-19 dhe dje shënoi golin e barazimit 2-2 në fitoren 3-2 arritur ndaj Xhenoas, sukses që afron ndjeshëm mbijetesën në Serinë A për të rinj.
Paraqitjet e mira tek të rinjtë kanë bërë që Kumbulla të grumbullohet disa herë me ekipin e parë, edhe pse nuk ka debutuar ende në Serinë A.