Talenti i Bajernit, pranë Kombëtares së Shqipërisë!

Në vitet e fundit cilësia në Përfaqësuesen e Shqipërisë është rritur ndjeshëm dhe normalisht që kualifikimi në Euro 2016 i ka bërë lojtarët që të na shohin me një sy tjetër. Një lojtar i ri përlfilet se mund të bashkohet me Kombëtaren e Kristian Panuçit dhe ai është Meritan Shabani.

Mesfushori 19-vjeçari aktivizohet me skuadrën e dytë të Bajenrit dhe është vetëm 19 vjeç. Në 5 ndeshjet e aktivizuar këtë edicion ai ka mundur që të shënojë dhe 3 gola. Nuk bëhet fjalë për një aludim, por për diçka konkrete, pasi ka qenë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili në konferencën për shtyp ka deklaruar se FSHF është në

“Është afër ekipit A, kaq di të them. Gjithçka mund të ndodhë, pasi kemi pasur raste që kanë qenë shumë pranë dhe janë larguar më pas”. ka thënë ndër të tjera Bushi. Shabani ende nuk e ka zgjedhur se për kë përfaqësuese do të luajë, por thuhet se ka pasur interes dhe nga Kombëtarja e Gjermanisë. Mbete për t’u parë se çdo të rezervojë e ardhmja, por pa diskutim që është një lajm mjaft i mirë që 19-vjeçari i Bajernit është shumë pranë Kombëtares së Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *