Mauro Ikardi prej kohësh është një çështje tek Interi, me ish-kapitenin që ka probleme me zikaltrit që prej muajit shkurt. Që në atë kohë pati zëra që argjentinasi mund të kalojë te Juventusi dhe tashmë duket se këto zëra janë shtuar akoma më shumë.
Së fundmi, “Corriere dello Sport” raporton se ka pasur një takim mes drejtorëve të dy klubeve respektivë, Paratiçit dhe Auzilios, ku është diskutuar pikërisht transferimi i Mauro Ikardit nga Milano në Torino.
Sipas asaj që thuhet në mediat italiane, Juventusi është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro, me Paolo Dibalan që nuk do të përfshihet në operacion. Zhvillime të tjera priten, sidomos pas hapjes së merkatos me datë 1 korrik.