Shehi: Do e lë futbollin kur të eliminohet Skënderbeu!

Shehi duket se e ka të vështirë që t’i thotë “mjaft” futbollit të luajtur, aq më tepër që skuadra e tij tashmë do të luajë në Grupet e Europa Ligës. Në një prononcim në Supersport pas ndeshjes historike ndaj Dinamos, “gardiani” durrsak i Skënderbeut ka folur për suksesin historik të realizuar dje në mbrëmje, por edhe rreth grupeve…

“E kam thënë edhe herë të tjera. Është kënaqësi e madhe dhe festë e madhe. Kemi luajtur edhe herë të tjerë në Europa Ligë. Kur do e lë futbollin?! Unë kam thënë do e lë futbollin pas Europës! Por Skënderbeu nuk u eliminua dhe është sërish në Europë… Për momentin do të përshëndetemi me Latifin që do të largohet”, – ka thënë në humor e sipër Orges Shehi, i cili edhe dje ndaj Dinamos së Zagrebit tregoi një performancë për t’u admiruar.

Ngarkesa – Kjo verë ka qenë mjaft e ngarkuar për Shehin dhe Skënderbeun. Ndeshje por edhe kualifikime të rëndësishme për korçarët. “Unë stërvitem jo sikur do e lë futbollin nesër, por sikur sapo e kam nisur futbollin. Ne si klub bëjmë stërvitje intensive, i vlerësojmë shumë këto takime. Gjatë kësaj vere që ka qenë e ngarkuar, kemi pasur takime delikate, por edhe udhëtime shumë të gjata”, – shtoi më tej Shehi.

Grupet – Ndonëse është ende herët dhe korçarët janë të dehur nga gëzimi i kalimit në grupe dhe eliminimi i klubit të madh kroat dhe me tradita në Kupat e Europës si edhe është Dinamo e Zagrebit, Shehi flet edhe për vazhdimësinë në Europë. Madje është i bindur se Skënderbeu do të vazhdoj që të bëj paraqitje dinjitoze: “Edhe në grupe, ne do të synojmë të bëjmë paraqitje pozitive dhe të marrim pikë”, – e ka mbyllur prononcimin e dhënë dje enkas pas sfidës me Dinamon e Zagrebit e cila përfundoi 0-0, portieri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online